Para zgjedhjeve në BE, YouTube dhe X nuk ndërmorën veprime ndaj dezinformatave NULL NULL 11.06.2024 16:43 11.06.2024 16:43 Rrjetet sociale nuk ndërmorën veprime në lidhje me dezinformimin përpara zgjedhjeve të qershorit të BE-së. Raporti, i publikuar të martën nga Maldita.es, një organizatë spanjolle për kontrollin e lajmeve të rreme, analizoi sesi pesë nga platformat më të mëdha në internet – Facebook, Instagram, TikTok, X dhe Youtube – definuan dezinformatat në të gjithë kontinentin përpara zgjedhjeve të BE-së. Postimet u analizuan gjatë katër muajve përpara zgjedhjeve, duke përfshirë 6 qershorin, ditën e parë të votimit në BE. Sipas të dhënave, YouTube ishte performuesi më i keq. 75% të përmbajtjes ishte dezinformuese dhe në 80% të rasteve përmbajtja e publikuar etiketoi burimin e videos si media shtetërore, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse përmbajtja ishte false. Disa nga ato video arritën 500,000 shikime, thuhet në raport, përcjell Klankosova.tv Në mënyrë të ngjashme, platforma e mediave sociale X nuk ndërmori asnjë veprim të dukshëm. Diçka më mirë performuan Instagram dhe Facebook.