Para duelit të Ligës së Evropës, lojtarët e Dritës rezultojnë negativë për COVID-19 NULL NULL 22.09.2020 12:24 22.09.2020 12:24 Të gjithë futbollistët dhe stafi përcjellës i kampionit të Kosovës në futboll, FC Drita, kanë rezultuar negativë pas testimit për COVID-19. Kjo gjë është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit gjilanas, njofton Klan Kosova. “Klubi jonë FC Drita dje është testuar për COVID-19 në prag të ndeshjes me Legia Warsawa që do të zhvillohet në Poloni”, shkruajnë ata. “Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ. Sfida më COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje”. Drita do të luajë duelin e fazës së tretë në Ligën e Evropës përball shumë herë kampionit të Polonisë, Legia Warshawas, sfidë kjo që zhvillohet të enjten. Fituesi nga ky duel kalon në fazën e Play-off’it të kësaj gare, ku takohet kundër kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.