Paqarada debuton me asistim tek St.Pauli NULL NULL 13.09.2020 17:49 13.09.2020 17:49 Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, ka debutuar me asistim në skuadrën e re. Anësori dhuroi një pasim fantastik për bashkëlojtarin Knoll në minutën e 7-të të ndeshjes për epërsinë fillestare të klubit të tij, St.Pauli, kundër Elversbergut, transmeton Klan Kosova. Por, kontribut i tij ishte jo i mjaftueshëm pasi klubi i tij është mposhtur me rezultatin 4:2, në fund të duelit. Kështu St.Pauli eliminohet nga Kupa e Gjermanisë qysh në raundin e parë dhe tashmë i mbetet të jetë e koncentruar në Bundesliga 2 për fillimin e sezonit të ri që pritet të nis këtë fundjavë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days