Papa Françeskut i përmirësohet gjendja shëndetësore, kardinalët shpresojnë për shërim të plotë NULL NULL 20.02.2025 16:59 20.02.2025 16:59 Papa Françesku drejton lutjen e Engjëllit nga dritarja e tij në ditën kur ai dënoi vrasjen e një aktivisti mjedisor në Honduras, në Vatikan, 22 shtator 2024. Media e Vatikanit/REUTERS Papa Françeskut i është përmirësuar paksa gjendja shëndetësore, është vigjilent dhe u ngrit nga shtrati për të ngrënë mëngjes të enjten, tha Vatikani, ndërsa Papa e kaloi ditën e shtatë në spital duke luftuar me pneumoni. 88-vjeçari po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha në një përditësim të shkurtër se Papa kishte fjetur mirë dhe kishte ngrënë mëngjes ndërsa ishte ulur në një kolltuk. Gjendja e Papës ishte e qëndrueshme dhe ai kishte treguar “përmirësim të lehtë” në rezultatet nga analizat e fundit të gjakut, tha Vatikani në deklaratën e fundit. Papa Françesku vuan nga pneumonia e dyfishtë, një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë të dy mushkëritë dhe e bën frymëmarrjen më të vështirë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Dy kardinalë katolikë shprehën shpresë për shërimin e Papës. “Unë mendoj se ka një ndjenjë shprese dhe ai do ta kalojë atë, falë Zotit,” tha kardinali spanjoll Juan Jose Omella. Kryepeshkopi italian Giuseppe Satriano e quajti Papën një “luftëtar” dhe tha: “Ai do ta fitojë këtë betejë”.