Pantollonat e gjera, trendi i kësaj vere NULL NULL 11.07.2016 23:00 11.07.2016 23:00 Një stil që padyshim po bën bujë këtë verë, janë pantallonat e gjera. Ato ofrohen në modele të ndryshme, elegante, shik, me lule, që mund të kombinohen shpejt dhe që mund të vishen si paradite në punë, ashtu edhe në mbrëmje për darkë. Përveçse të bukura, ato janë edhe komode. Nuk ka blog apo revistë e modës së fundit që nuk e përfshin një model të tillë në faqet e tyre. Nuk duhet të ketë paragjykime nëse duhet veshur një model i tillë pantallonash sepse ato përshtaten mirë në çdo trup, mjafton të zgjidhni modelin e përshtatshëm për linjën tuaj trupore. Për ata që janë të imët, më e preferueshme është modeli me bel të lartë, kombinuar me taka të larta. Ndërsa për ato që janë të gjata, çdo model është i duhuri. Dritare.net ju propozon këto 12 mënyra të mahnitshme dhe moderne sesi të vishni pantallona të gjera këtë sezon veror: