Pano për nënën që braktisi fëmijët në Durrës: I abuzoi dhe i neglizhoi (VIDEO) NULL NULL 13.01.2026 14:40 13.01.2026 14:40 Policia në Durrës ka nisur procedurë penale ndaj Blerina Bashës për keqtrajtim të fëmijëve. Bazuar në informacionet e policisë, 33-vjeçarja ka lënë të vetëm tre fëmijët e saj, në gjendje të mjerueshme, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa ajo ka deklaruar se i është dashur të punojë me nga dy turne për ta mbajtur familjen. “Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre. Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve. Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm”, tha ajo. Këtë situatë, në “Kosova Today” në Klan Kosova, Linda Pano tha se ajo nuk është kujdesur për fëmijët, por i ka abuzuar. “Nga çfarë kam kuptuar, njerëzit janë të agjituar me situatën e fëmijëve, ka pasur shumë komente që fajësojnë nënën që ka shpenzuar shumë kohë në TikTok, dhe fëmijët i ka neglizhuar në total. Nëna ka deklaruar po ashtu se fëmijët janë me zgjebe. Ky është neglizhim total”, tha Pano. Nga ana tjetër, gazetarja Mirjeta Morina thotë se këta fëmijë është dashur medoemos të dërgohen në një qendër kujdesi.