Panik në Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit NULL NULL 20.07.2026 15:25 20.07.2026 15:25 Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë rrezikuar të mbyten këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ranës së Hedhun”, pak pasi ata ishin futur në det për t’u larë, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv. Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare, disa pushuesve dhe ekipeve të emergjencës, është bërë i mundur shpëtimi i tyre. Sipas informacioneve, nënë e bir kishin konsumuar një sasi të madhe uji dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku gjendja e tyre shëndetësore raportohet e qëndrueshme.