Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pandemia përplas Trumpin me Bidenin

NULL NULL
29.10.2020 09:17

Koronavirusi ishte përsëri çështja e cila ka përplasur të mërkurën kandidatin republikan për president të Amerikës, Donald trump dhe të nominuarin demokrat Joe Biden.

Në Goodyear, Arizona, Trump u bëri thirrje shteteve të shmangin bllokimet dhe tha se planet e Biden për të menaxhuar pandeminë do të çonin në mjerim ekonomik dhe “pa dasma, pa falënderime, pa Krishtlindje dhe asnjë 4 korrik së bashku”, transmeton Klan Kosova.

Nga shtëpia e tij në Wilmington, Delaware, Biden tha se injorimi i pandemisë nuk do t’i jepte fund asaj. Ai nuk ka përjashtuar bllokimet dhe tha se do të drejtohet nga shkenca. “Unë e premtoj këtë: Ne do të fillojmë ditën e parë duke bërë gjërat e duhura,” tha ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme