Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamjet e kufomave pranë shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shkaktojnë shqetësim te nxënësit (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2025 10:54

Një situatë shqetësuese ka lindur pranë Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ku nxënësit janë dëshmitarë të pamjeve të vështira, si bartja e kufomave nga një xhami e afërt.

Atyre po iu ndodhë të shohin procesin e larjes dhe transportimit të kufomave, një skenë që ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri te fëmijët e vegjël, njofton Klankosova.tv.

Hasan Ismajli, ansambleist i AKK-së, ka theksuar në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, shqetësimin e thellë për këtë situatë dhe ka kërkuar që autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapa për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme