Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje të rënda nga vendi ku vdiq futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2025 14:05

Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij Andres Silva.

Të dy humbën jetën pas një aksidenti që ka ndodhur në Spanjë, transmeton Klankosova.tv.

Mediat e huaja kanë nisur të publikojnë video pas aksidentit të frikshëm.

Vetura e tyre e tipit Lamborghini u mbulua nga flakët pasi doli nga rruga si rezultat i shpërthimit të njërës gomë pas një tejkalimi të bërë.

Në video shihet vetura e djegur dhe e shkatërruar pas aksidentit fatal.

Lidhur me ngjarjen tragjike nuk kanë munguar reagimet e shumta nga bota e futbollit./ Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.