Pamje nga shpërthimi në Prishtinë, ku cak i sulmit ishte reperi Noga (FOTO) NULL NULL 12.04.2024 10:44 12.04.2024 10:44 Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi, i këngëtarit Noga Të premten rreth orës 07:00 të mëngjesit, në rrugën ”Zekirja Cana” ndodhi një shpërthim, ku u dëmtuan gjashtë vetura. Siç mëson klankosova.tv, cak i sulmit ishte reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga, por fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar. Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihet se përveç automjetit të Nogës, janë dëmtuar edhe vetura të tjera. Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi, i këngëtarit Noga Rastin për shpërthimin me granatë dore për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata bën të ditur se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- njoftoi për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.