Pamje nga atmosfera e zjarrtë në Mitrovicë (FOTO) NULL NULL 13.05.2022 01:38 13.05.2022 01:38 Federata e Basketbollit të Kosovës i ka publikuar disa fotografi nga atmosfera e zjarrtë që mbretëroi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Trepça pas një drame e fitoi edhe përballjen e dytë kundër Pejës. Ndeshja u vendos tek pas vazhdimeve pasi koha e rregullt nuk kreu punë. Rezultati brenda 40 minutave përfundoi baraz 84:84. Fituesi nuk u caktua as pas vazhdimeve, ku rezultati ishte 95:95. Kështu mitrovicasit udhëheqin me rezultat 2:0 përball pejanëve. Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni. Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike. Loja Trepça – Peja u transmetua drejpërdrejt në Artmotion. Dramë në “Minatori”, Trepça e fiton gjysmëfinalen e dytë përball Pejës