Pamja e mashkullit ideal sipas femrave dhe meshkujve NULL NULL 25.06.2015 14:57 25.06.2015 14:57 Se meshkujt dhe femrat shpeshëherë i kanë mendimet të ndryshme, e vërteton edhe ky hulumtim i bërë nga kompania britanike e veshjeve për meshkuj, Jacamo. Ata i kanë pyetur meshkujt se si mendojnë ata, se femrat e mendojnë mashkullin ideal, transmeton Klan Kosova. Dhe më pas ata i kanë pyetur femrat se si ato e mendojnë mashkullin ideal. Ky është rezlutati nga hulumtimi. Meshkujt janë shprehur se “mashkulli ideal” për femra do të dukej kështu: Flokët e Justin Bieber, fytyrën e Gerard Butler, krahët e Hugh Jackman, torzon e David Gandy dhe këmbët e Cristiano Ronaldosë. Kurse për femrat “mashkulli i tyre ideal” do të dukej kështu: Flokët e Princ Harry, fytyrën e James Corden, krahët e Paddy McGuiness, torzon e Ben Cohen dhe këmbët e Jonathan Ross.