Palestinezët e zhvendosur në Rafah pritet të rriten në 1 milion NULL NULL 05.12.2023 17:30 05.12.2023 17:30 Palestinezët e zhvendosur në Rafah pritet të rriten në 1 milion, tha zëdhënësi i UNRWA-së, Adnan Abu Hasna. Qindra mijëra persona të tjerë të zhvendosur brenda vendit pritet të mbërrijnë në qytetin më jugor të Gazës, ndërsa ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të evakuohen më në jug nga Khan Younis, ku luftimet janë intensifikuar. “Tani (forcat izraelite) po i shtyjnë njerëzit jo vetëm në jug, por po i shtyjnë njerëzit në jug të jugut. Ne presim që në ditët në vijim të kemi më shumë se 1 milion njerëz (të zhvendosur në Rafah)” tha ai. “Ne kemi dhjetëra mijëra familje në rrugë, ato tashmë po (strehohen) nën gjëra të rastësishme – copa najloni dhe druri. Tani po bie shi. Ne do ta shohim katastrofën”. Tutje Abu Hasna shtoi se rreth 50 deri në 70 kamionë me ndihma që hyjnë në Gaza çdo ditë përmes kufirit Rafah nuk iu afruan përmbushjes së nevojave të zhvendosurve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.