Pakësoni humbjen e dëgjimit me dietë mesdhetare NULL NULL 13.06.2018 15:30 13.06.2018 15:30 Dietat ndikojnë në rrezikun e njerëzve për humbjen e dëgjimit, sugjeron hulumtimi i ri. Gratë që praktikojnë dietën mesdhetare për të ngrënë kanë rreth 30 për qind më pak gjasa për tu bërë të shurdhër, zbuloi një studim, njofton Klan Kosova. Dieta DASH është e pasur me fruta, perime dhe arra. Studiuesit besojnë se ngrënia e shumtë e peshkut, perimeve ndihmon në uljen e presionit të gjakut të njerëzve dhe zvogëlimin e inflamacionit, duke çuar në rrjedhjen më të mirë të gjakut përmes veshëve të tyre. Humbja e dëgjimit ndikon rreth 48 milionë të rritur që jetojnë në SHBA. Ndërsa Hulumtimet e mëparshme tregojnë se njerëzit e shurdhër janë më në rrezik të rënies njohëse dhe depresionit.