Pakënaqësia me madhësinë e gjinjve problem për ekzaminim NULL NULL 10.01.2018 17:00 10.01.2018 17:00 Gratë që nuk janë të lumtura me madhësinë e gjinjve të tyre kanë më pak gjasë të bëjnë vetë-kontrollimin e rregullt. Këto janë të gjeturat e një studimi të ri i cili është publikuar në revistën “Body Image”. Për të realizuar këtë hulumtim janë testuar 384 gra britanike. Ato të cilat kishin vetëbesimin më të ulët lidhur me dukjen e tyre fizike, ishin më të prirura të mos vërenin ndryshimet në gjinjtë e tyre si dhe ishin më të ngadalta në vizitat tek mjeku. Inspektimi i gjinjve të tyre mund të nxisë emocione negative, siç mund të jetë turpi, kanë thënë studiuesit.