Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pak fusha sporti në shkollat e Prishtinës, edhe ato që janë s’janë të hairit (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 26.11.2022 20:00

Fusha sportive ku nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Fishta” zhvillojnë lojërat në orën e Edukatës Fizike, është në gjendje të rëndë infrastrukturore.

Gjendja e krijuar po bën që nxënësit gjatë orës edhe të pësojnë lëndime, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Pos shkollarëve, gjendja jo e mirë e fushës sportive po ia pamundëson mbajtën e orës sipas planeve edhe mësimdhënëseve.

Kushtet atmosferike e përdorimi i shumtë i kësaj hapësire sportive, sipas drejtoreshës Shukrije Zhitia, janë faktorë për dëmtimin e saj.

Por, gjendja e këtij terreni sportiv pritet që shumë shpejt të ndryshojë, pasi sipas Zhitisë, është ndarë buxhet për rregullim të plotë.

Terren të ngjashëm por në kushte më të mira kanë edhe shkollat fillore “Naim Frashëri” e “Ismajl Qemajli”.

Ndërsa, disa objekte tjera arsimore në Prishtinë, këto fusha i kanë vetëm të betonuara.

E për këtë vit e atë pasues, drejtorja e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati i ka thënë emisionit se kanë ndarë 150 mijë euro për rinovim por edhe për ndërtimin e fushave sportive në hapësirat e jashtme, ku veçse mungojnë ato. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme