Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pajisjet e kuzhinës që duhet t’i keni patjetër

NULL NULL
08.07.2018 15:22

Të gjitha pajisjet e gatimit të kuzhinës i mbajmë në rregull në një sirtar me ndarjet e veta.

Por, sidoqoftë sirtari juaj, duhet të dini që të gjitha pajisjet që keni në të janë të nevojshme dhe përdoren rëndom. Mjafton të dini se çfarë ju duhet ekzaktësisht.

Shefi i njohur i bonapettite.com, Jeremy Fox, tregon se çfarë pajisjesh duhen me patjetër në kuzhinë…

1. Një thikë e gjatë më dhëmbë
Për prerje të pastër (pa thërrime) të bukës, sanduiçëve me djathë dhe domate të pjekura mirë.

2. Fshirëse e hollë
E dezinjuar për të mos lënë ngjitje në fund të tiganit dhe për të arritur skajet kur fshihet mielli kur bëjmë roux përshembull (miell i skuqur në yndyrë për të trashur supat, salcat etj.).

3. Kruese plastike
E shpejtë dhe efikase për të hequr brumin nga tavolina e punës.

4. Thikë e shkurtër me dhëmbë
Provojeni për të hequr lëkurën e domateve dhe shihni rezultatin.

5. Pickatore ushqimi
Mjaft e dobishme për të nxjerrë degët e bimëve nga gatimi apo për të ngritur një fileto peshku për të parë nëse është gatuar siç duhet.

6. Spatula e vogël e gjatë
Ndihmon për të kthyer ushqime në tigan si kërpudhat, për të shpërndarë gjalpin apo kremin tek kekët e vegjël.

7. Thikë e vogël me sqep
E mirë për punë parapërgatitore si pastrimi i majave të karrotave, pastrimi i perimeve dhe qërimi i mollave apo dardhave.

8. Tester për kekë
Jo vetëm për kekë! Ju tregojnë edhe kur perimet janë mjaftueshëm të butë.

9. Thika e shefit
Kjo është “kali” juaj i punës. Shpenzoni për një të cilën e ndjeni mirë në duart tuaj.

10. Mprehëse thike çeliku
Mpriheni thikën përpara se ta përdorni, do të mbaroni shumë shpejt punë dhe pa mund.

lajme të ngjashme