Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paguaj faturat përmes syve me Arrows NX

NULL NULL
13.04.2016 10:14
Ndërsa ne po çuditemi me shërbimin Apple Pay, me të cilin mund të paguajmë faturat nëpërmjet gjurmëve të gishtave, japonezët janë duke paguar faturat e tyre nëpërmjet syve

Operatori japonez NTT Docomo prezantoi telefonin inteligjent Arrows NX, i cili ka të integruar teknologjinë njohjes së irisit të syrit. \

Nëpërmjet kësaj teknologjie përdoruesit kanë mundësi të zhbllokojnë telefonat dhe të blejnë gjërat vetëm duke parë tek kamera ballore e telefonit.

Kamera e telefonit skanon sytë, duke deshifruar format e irisit të syrit. Ashtu si gjurmët e gishtave, edhe irisët e syrit janë unikë, kështu ata janë shumë të sigurt për të bërë pagesat nga pajisjet mobile. Madje është më e sigurt se veçoria që Samsung ka përfshirë tek Galaxy S3/S4 dhe Galaxy Note/Note II.

Arrows NX F-04G është telefon inteligjent Android me ekran 5.2 inç QuadHD (2,560 x 1,440), procesor me tetë bërthama (katër bërthama me shpejtësi 2GHz + katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz), 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 3,120 mAh.

Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop. Teknologjia e përdorur tek ky telefon do të adoptohet edhe nga kompanitë e tjera që merren me prodhimin e telefonave.

lajme të ngjashme