Padit gruan për mashtrim në momentin kur e sheh pa grim NULL NULL 05.08.2015 14:00 05.08.2015 14:00 Të gjithë e dinë që disa gra duken shumë më bukur me grim, pra nuk është ndonjë sekret e gjithë ky muhabet. Mirëpo si duket, një dhëndër nga Algjeria nuk ishte i vetëdijshëm për këtë gjë, transmeton Klan Kosova. Ai e ka paditur gruan e tij, në momentin kur e pa atë pa grim. Sipas policisë thuhet se dhëndëri kur u zgjua nga gjumi, mëngjesin pas dasmës së tyre, ishte i tronditur kur pa fytyrën natyrale të gruas së tij. Në fillim ai mendoi, që ajo madje nuk ishte gruaja me të cilën u martua një ditë më parë. Ai më pas e ka paditur gruanë e tij sepse e kishte bërë dhunë psiqike. Mediat lokale, raportojnë që njeriu është duke kërkuar 13 mijë euro dëmshpërblim.