Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli tregon planin me të cilin do punësojë çdo vit nga 90 mijë veta (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2016 21:37

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se Kosova ka kapacitete shumë të mëdha për zhvillim dhe se me një plan qeverisës do të rriste ekonominë çdo vit për më shumë se 10 për qind.

Duke pasur rritje të tillë ekonomike, Pacolli ka deklaruar se mund të punësojë deri në 90 mijë persona për çdo vit.

“Kemi punë në çdo drejtim, kemi fuqi punëtor fantastike që është e gatshme për këto sfida dhe kemi prona që janë në dispozicion, por që janë uzurpuar nga kjo politikë”, pohon Pacolli.

Shefi i AKR-së thotë se politikanët që udhëheqin tani me Kosovën nuk e duan vendin dhe nuk duna të punojnë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.