Pacolli me Kastratin i ofrojnë Parashqevisë banesë dhe pension mujor në Kosovë a Shqipëri NULL NULL 14.12.2024 15:02 14.12.2024 15:02 Halil Kastrati nga shoqata "Jetimat e Ballkanit", Behgjet Pacolli nga Fondacioni "Behgjet Pacolli" dhe Donat Syla, ish-konsull i Kosovës në Kanada Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherësh themelues i fondacionit me emrin e vet, ka thënë se do ta ndihmojnë artisten shqiptare, Parashqevi Simaku. Kjo pas shfaqjes së një videoje nëpër mediat sociale, ku u tha se në të paraqitej artistja Simaku. Pacolli tha se gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me humanistin Halil Kastrati dhe me ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, “ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku”. Kështu, ai tha se dy organizatat bamirëse, shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, do t’i dalin në ndihmë artistes. “Ne, Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’, shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor”. “Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”, shkroi Pacolli në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025