Pacienti i Entit Special në Shtime vdes në QKUK NULL NULL 22.07.2024 08:43 22.07.2024 08:43 Foto ilustruese. Shiriti i policisë Një pacient i Entit Special të Shtimës, ka vdekur mëngjesin e së dielës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë, teksa vdekjen e kanë konstatuar mjekët atje. Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Ferizajt. Lidhur me rastin ka nisur një hetim. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’/ Klankosova.tv