Paçarizi: Shqetësuese sulmet e papranueshme të VV-së ndaj Klan Kosovës dhe Artmotion (VIDEO) NULL NULL 09.02.2025 22:39 09.02.2025 22:39 Profesori Rrahman Paçarizi ka thënë se sulmet e Vetëvendosjes ndaj Klan Kosovës dhe ArtMotion janë të papranueshme. Paçarizi tha se këto sulme janë intensifikuar gjatë dy ditëve të fundit. “Ka pasur gjatë gjithë fushatës por edhe më herët, sulme dhe shpifje ndaj Klan Kosovës, dhe janë intensifiku gjatë dy ditëve të fundit”, tha ai. Tutje, ai shtoi se një njeri normal nuk beson në shpifjen që u bë për ArtMotion. “Madje dje në një moment ka pasë shpifje derisa po e shikoja drejtpërdrejt intervistën e Albin Kurtin në TCH, doli njoftimi i VV se Artmotion e ka hequr intervistën që njerëzit të mos e shohin. Ata kanë mujtë me huq numrin, por njeri normal nuk beson që mundet me ndodh diçka e tillë”, tha Paçarizi. Ndërkaq, Berat Buzhala sulmin ndaj ArtMotion e konsideroi këtë si “gënjeshtrën me të pacipë që e ka bërë zëdhënësi i qeverisë”.