Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pabarazia gjinore në film – njëjtë si në realitet

NULL NULL
22.05.2015 23:17

Maggie Gyllenhaal është 37 vjeçare.

Por, ajo duket se është e vjetër për Hollywoodin.

Aktorja e famshme ka mbetur e zhgënjyer kur producentët i kanë thënë se “është shumë e vjetër për ta luajtur rolin e dashnores së një 55 vjeçari”.

“Ishte tepër e habitshme për mua”.

“U ndjeva keq. Pastaj u zemërova. Në fund, qesha”.

Në vitin 2013, një studim i Center for the Study of Women in Television and Film në Universitetin Shtetëror në San Diego ka treguar se gratë janë të përfaqësuara me vetëm 30 për qind në të gjithë personazhet e top filmave. Ky proporcion është i njëjti me atë të kinemasë amerikane në vitet 1940, transmeton Klan Kosova.

Një studim tjetër nga kjo qendër ka dëshmuar se në vetëm 7 për qind të top 250 filmave amerikanë në vitin 2014, regjisoret kanë qenë gra.

klankosova.tv

https://www.youtube.com/watch?v=O3xEvsO-pcY

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.