Pa një bëhen 50 – A do të mbarojnë seancat konstituive? NULL NULL 19.07.2025 11:25 19.07.2025 11:25 Ka nisur edhe seanca e 49-të me radhë ku përsëri po tentohet konstituimi i parlamentit. Seancat e kaluara kanë dështuar me arsyetimin e zakonshëm, mosvotimi i komisionit për votim të fshehtë, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur kandidaten, Albulena Haxhiu për pozitën e shefes së Kuvendit, transmeton Klankosova.tv. Seanca e sotme zhvillohet pas takimit të djeshëm konsultativ të presidentes, Vjosa Osmani me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Osmani takon Limajn, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit Presidenca tha se ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili obligon deputetët ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditëve. Ndërkaq, deputetja e zgjedhur nga radhët e Nismës, Xhevahire Izmaku tha të premten se një takim mes kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të legjislaturës së nëntë “Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë. Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi