Pa marrëveshje me Digitalb, ISP vazhdon të ritransmetojë në mënyrë të paligjshme (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 21.07.2025 19:19 nga Florentina Hoti 21.07.2025 19:19 Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit e ka zgjeruar në shumicën e qyteteve të Kosovës. Mirëpo ajo cka ISP Broadcasting i mungon është licensa për këto kanale e këtë shtrirje. Nga KPM-ja, kjo kompani ka marrë vetëm licensën lokale mirëpo jo edhe atë rajonale. Fakti që veprimtaria e kësaj kompanie në këto zona po operon ilegalisht, nuk po zbraps asnjë moment tentimin e tyre për të bindur qytetarët për shërbimet e tyre. Që gjithcka të jetë faktike, KIKS Kosova nën petkun e qytetarit që ka nevojë për këto shërbime, merr në telefon këtë kompani. Pa hezitim, nëpërmjet kësaj telefonate KIKS-it i pohohet se operimi i tyre është në dispozicion edhe në qytetin e Prishtinës e Fushë Kosovës. Si një qytetar i interesuar për shumë informacione, vazhdon biseda edhe për kanalet që kjo kompani posedojnë. Në bisedë me KIKS-in, zyrtarja e kësaj kompanie informon se posedojnë edhe kanalet Digitalb, ani pse kontratë lidhur me këtë shërbim nuk nënshkruan tash e një vit. Se marrëdhëniet kontraktuese me platformën televizive Digitalb janë të shkëputura që nga prilli i kaluar, e pohojn edhe vetë përfaqësuesit e kësaj platforme. Në një njoftim që kjo platformë i ka bërë KPM-së, thuhet se bashkëpunimi ka përfunduar para një viti dhe se cdo përdorim i kanaleve nga ISP-ja bie ndesh me ligjin KIKS-i gjatë bisedës parashtron pyetje edhe për kanalet e televizioneve kosovare. Gjatë bisedës telefonike, zyrtarja e kësaj kompanie mohon se posedojnë transmetimin e televizioneve Klan Kosova, Televizionit 7 dhe Dukagjinit. Në informatat që ofron, nga kjo telefonatë na thuhet se së shpejti listës së kanaleve do i shtohet edhe Klan Kosova sepse janë në bisedime për një marrëveshje të tillë.