Ozzy Osbournet i mungon të performojë LIVE NULL NULL 01.05.2023 21:42 01.05.2023 21:42 Gruaja e Ozzy Osbournet, Sharon Osbourne, ka thënë që atij po i mungon të performojë LIVE. Ajo ka thënë në një intervistë për The Sun që Ozzy ndihet sikur i ka lënë në baltë fansat e tij pasi i ka anuluar koncertet në Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar. “Afera më e madhe e dashurisë e Ozzyt është audienca e tij dhe të performuarit”, ka thënë Osbourne. “Atij i mungon audienca e gjallë, i mungojnë tmerrësisht shumë fansat e tij. Ai ndien sikur i ka lënë në baltë”. Ozzy kishte njoftuar vitin e kaluar se po pensinohej nga të performuarit LIVE.