Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ozzy Osbourne sëmuret, anulon turneun në Evropë

NULL NULL
30.01.2019 13:30

Ozzy Osbourne është detyruar ta shtyjë turneun e tij evropian “No More Tours 2” për shkak se është me grip dhe bronhit që mjekët frikësohen se mund të zhvillohet në pneumoni.

Rokeri 70 vjeçar fillimisht ka njoftuar se do të duhet të anulojë katër koncertet e para të turneut për shkak se është sëmurë.

Megjithatë pasi është rikthyer te mjeku për herë të dytë, atij i është thënë se ka një infeksion në zonën respiratore.

Osbourne është në mes të turneut të tij “No More Tours 2”, pasi përfundimit të turneut të parë  “No More Tours Tour” në vitin 1992, kur edhe kishte vendosur që dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij – por që shpejt i kishte rënë pishman.

“Jam krejtësisht i shkatërruar se më duhet ta shtyjë turneun tim në Evropë. Duket se qysh prej muajit tetor, çfarë do që prek unë, shkatërrohet”, thuhet në deklaratën e rokerit.

Ai po ashtu u ka kërkuar falje të gjithë fansave të tij, anëtarëve të bendit dhe gjithë stafit, ashtu si edhe Judas Priest që do të performonte me të.

Ai megjithatë ka insistuar se turneu nuk do të anulohet pasi që do të mbahet në muajin shtator kur ai të bëhet më mirë.

lajme të ngjashme