Owen Wilson me dukje si Bob Rossi në filmin e tij të ri (VIDEO) NULL NULL 10.02.2023 09:22 10.02.2023 09:22 Aktori Owen Wilson në filmin e tij më të ri vjen në rolin e një piktori që ngjan me Bob Rossin, piktorin e famshëm televiziv. Tashmë ka dalë trajleri i këitj filmi ku Wilsoni luan rolin e artistit Carl Nargle, që udhëheq një seri me instruksione pikture në një televizion publik në Vermont. Ndonëse shumë mund të mendojnë që filmi bazohet në Rossin, asgjë nuk është konfirmuar nëse personazhi I tij, Nargel, është i lidhur me Rossin. Sidoqoftë, nga dukja shihet që roli i Wilsonit e nderon atë të Rossit.