OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale NULL NULL 21.02.2026 18:53 21.02.2026 18:53 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka themeluar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale. Ata kanë njoftuar edhe për përbërjen e Këshillit ku mes tyre bëjnë pjesë Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti, Lahi Brahimaj e të tjerë. Në komunikatë po ashtu thanë se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse. Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Këshillit: Hysni Gucati – OVL-UÇK Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK Xhavit Jashari – SHFD-UÇK Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë Agim Çeku Lahi Brahimaj Shukri Buja Ahmet Isufi Rahman Rama Nuredin Lushtaku Abdyl Mushkolaj Latif Gashi Rustem Berisha