Osmani udhëton për në New York, e presin takime me liderë botërorë NULL NULL 19.09.2024 09:32 19.09.2024 09:32 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare. Përgjatë kësaj vizite, Osmani në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë, transmeton Klankosova.tv. Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate. Në agjendën e presidentes do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.