Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut NULL NULL 11.03.2025 20:13 11.03.2025 20:13 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e Atlantikut të Veriut. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani shkroi se ky takim ishte i jashtëzakonshëm. “Një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm në një moment vendimtar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC). Patëm një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv Tutje, ajo theksoi se forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë.