Osmani takohet me Sorensen: Të punojmë që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë NULL NULL 14.02.2025 12:09 14.02.2025 12:09 Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Osmani thotë se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit, transmeton Klankosova.tv. “Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani. E para e vendit shtoi se do të punohet fort me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. “Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”.