Osmani takohet me Plenkoviqin, e informon për provat e agresionit të Serbisë në veri NULL NULL 06.10.2023 10:41 06.10.2023 10:41 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani tha se me Plenkoviqin diskutuan mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. “E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë, për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, Osmani i ka informuar edhe liderët e tjerë evropianë, teksa ka refuzuar që të takohet me Aleksandar Vuçiqin, përderisa ndaj Serbisë s’ka sanksione.