Osmani takohet me drejtuesin e Parlamentit në Estoni – pritet riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Juri Ratas. Në takim, Osmani ka falënderuar Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës. Ajo ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit. Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës. Tutje ajo ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale, transmeton Klankosova.tv. Në takim me Presidentin e Parlamentit estonez, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.
Kosova Clewlow: Nëse ka ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Ish-oficeri britanik në Kosovë: Vuçiq do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës (VIDEO) 17 minuta më parë