Osmani: Skënderbeu ishte strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave NULL NULL 17.01.2026 12:39 17.01.2026 12:39 Presidentja Vjosa Osmani në 558-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu tha se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës. “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm”. “Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!”, shkruan ajo në rrjetet sociale, transmeton Klankosva.tv