Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar NULL NULL 14.04.2024 14:38 14.04.2024 14:38 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.; Foto: Arkiva; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores, Shirine Morina. E para e vendit thotë se teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar, njofton Klankosova.tv. “Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun”, shkroi Osmani. Tutje ajo thekson se Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive. “Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!”. “Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.