Osmani falënderon Letoninë për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën euroatlantike NULL NULL 15.07.2025 13:10 15.07.2025 13:10 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e saj nga Republika e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Përmes një postimi në Facebook me disa fotografi, e para e vendit thotë se homologun e saj e ka falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës, në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike. Tutje, ajo tregon se ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve që mbrojnë vlera të përbashkëta, raporton Klankosova.tv.