Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Falë xhudos, flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e shteteve tjera

NULL NULL
29.06.2022 22:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.

E para e vendit ka thënë se duke iu falënderuar suksesit të këtyre dy vajzave, flamuri i shtetit të Kosovës u ngrit mbi të gjitha shtetet tjera, përcjell KosovaPress.

“Dy medalje në xhudo në një ditë. Fitore pas fitore, Distria Krasniqi sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ndërsa për Loxhën, Osmani ka thënë se ajo po i ndjek hapat e Majlinda Kelmendit.

“Këtë krenari na e rrit edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”.

Ndryshe, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën në Lojërat Mesdhetare.

lajme të ngjashme