OSBE-ja thotë se vetura e saj zyrtare që u kap në Serbi me mariuhanë, s’ishte kosovare (VIDEO) NULL NULL nga Florent Zeqaj 19.09.2022 20:45 nga Florent Zeqaj 19.09.2022 20:45 OSBE-ja është një organizatë që ka për mision sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë. Përgjegjësinë e parë jo, por të dytën, me gjasë, e pati në mendje dikush kur, siç raportohet, me një veturë e cila kishte simbole të këtij misioni nga Kosova, dërgoi 50 kilogramë marihuanë në Serbi. Policia në Beograd tha se për këtë rast kapi pesë veta, por shefi i OSBE-së në Prishtinë mohoi që dikush nga këtu u përfshi në këtë vepër. Sidoqoftë, Michael Davenport e pranoi se ajo çfarë u raportua, e shqetësoi.