Orteku jashtë piste në Brezovicë, si mbeti i lënduar skiatori? (VIDEO) NULL NULL 02.02.2026 09:06 02.02.2026 09:06 Një skiator ka mbetur i lënduar si pasojë e një orteku bore që ka ndodhur dje në zonën e Brezovicës. Lidhur me rastin ka folur menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili ka sqaruar se orteku ka ndodhur jashtë pistave të skijimit. “Dje ka ndodhur një ortek jashtë piste, por nuk ka qenë i rrezikshëm. Një djalë e ka lënduar këmbën, pasi orteku e ka zënë, por pa rrezik për jetën”, ka deklaruar Grazhda. Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese: Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator