Orkestrën “Rexho Mulliqi” i shqetëson fjalori i asambleistit të LDK-së, Shefki Gashi (VIDEO) NULL NULL 22.04.2017 20:29 22.04.2017 20:29 Aktualisht është grup i vetëfinancuar, por ansambli “Rexho Mulliqi”, po synohet të bëhet orkestër e kryeqytetit. Mirëpo, kjo nismë, për momentin ka mbetur vetëm në letër, pasi këtë të premte, nuk u përkrah edhe nga opozita e Prishtinës, e që sipas asamblistit të LDK-së, Shefki Gashi, ndodhi për shkak të mosarsyetimit të kostos financiare, njofton Klan Kosova. E për dokumentin e propozimit që u soll në Kuvendin Komunal, Gashi tha se mund të përdoret vetëm si tualet letër katolike. Ky tani e ka edhe një shpjegim për përdorimin e kësaj shprehjeje. Mirëpo, për udhëheqësin e orkestrës “Rexho Mulliqi”, Luan Durmishin, kjo deklaratë ishte shumë më shqetësuese sesa mosvotimi i propozimit. Detajet tjera ndiqni në kronikën e gazetarit Halil Berisha.