Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orkestra Kalush mirënjohëse që Britania do të jetë nikoqire e Eurovisionit

NULL NULL
26.07.2022 08:50

Fituesit e Eurovisionit, Orkestra Kalush kanë thënë se i janë “mirënjohës” Britanisë së Madhe për solidaritetin me Ukrainën dhe për organizimin e ngjarjes vitin e ardhshëm në emër të vendit të tyre.

Grupi ukrainas ishte triumfues në konkursin e këtij viti në Torino, Itali, që tradicionalisht do të nënkuptonte se vendi i tyre do të organizonte ngjarjen vitin e ardhshëm.

Megjithatë, organizatorët e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) vendosën më parë se konkursi nuk mund të mbahej në vendin e shkatërruar nga lufta pas pushtimit rus.

U njoftua të hënën se Britania e Madhe do të presë Eurovizionin 2023 pasi këngëtari britanik Sam Ryder doli nënkampion në konkursin e këtij viti.

Pas lajmit, këngëtari i Orkestrës Kalush, Oleh Psiuk, tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve PA: “Sigurisht, jemi shumë të trishtuar që Eurovision Song Contest nuk do të mbahet në Ukrainë vitin e ardhshëm, njofton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Por ne i jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për solidaritetin e tyre dhe për pranimin e mbajtjes së ngjarjes në mbështetje të vendit tonë. Shpresojmë që Eurovision 2023 të ketë një aromë ukrainase dhe të festojë kulturën tonë të bukur dhe unike”.

“Ne, nga ana tjetër, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të fitojë edhe vitin e ardhshëm, në mënyrë që Eurovision 2024 të zhvillohet në një vend paqësor”, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme