Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nesër me koncert në Bullgari

NULL NULL
16.05.2025 15:10

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet për herë të parë në një koncert në Sofje të Bullgarisë, më 17 maj 2025 nga ora 19:00, në Bulgaria Hall-Sofia 1 Aksakov Street.

Nën dirigjimin e dirigjentit bullgar Nayden Todorov, njëherësh drejtor i Filharmonisë së Sofjes, Orkestra do të interpretojë tri vepra nga tre kompozitorë kosovarë të tri gjeneratave të ndryshme: Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Kreshnik Aliçkaj, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë koncert do të interpretohen edhe vepra nga Verdi, De Falla dhe Puccini, ndërsa në rolin e solistëve do të paraqiten sopranoja kosovare Besa Llugiqi dhe saksofonisti rus Vitaly Vatulya.

Ky koncert gala shënon 25 vjetorin e themelimit të Orkestrës së Filharmonisë dhe simbolizon afrimin kulturor mes Kosovës dhe Bullgarisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme