Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orientimi seksual i Vullnetit përplasë të ftuarit: Më dhimbset nëna e tij (VIDEO)

NULL NULL
30.12.2024 12:19

Pas rrëfimit të Vullnetit për orientimin e tij seksual në “Big Brother VIP Kosova 3”, publiku është ndarë në dy grupe, me reagime të ndryshme që pasojnë.

Në një panel të ftuarish, në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, përplasjet nuk munguan.

Aktivistja Linda Pano është shprehur se shoqëria shqiptare ende nuk është plotësisht e gatshme për të pranuar hapur orientimet e ndryshme seksuale.

“Vullneti mund të kishte zgjedhur ta mbante këtë informacion për veten, pasi për një deklaratë të tillë, shoqëria shqiptare nuk është ende e gatshme, më dhimbset nëna e tij”, tha Pano.

Nga ana tjetër, gazetarja Vjosa Qerkini ofroi një këndvështrim të kundërt,njofton Klankosova.tv.

Ajo theksoi rëndësinë e lirisë dhe diversitetit në një shoqëri demokratike, duke argumentuar se “çdo individ ka të drejtën të shprehë orientimin e tij seksual pa pasur frikë nga paragjykimet”.

Ajo shtoi se Kosova është një shtet demokratik dhe duhet të ofrojë hapësirë për të gjitha identitetet, pa dallime.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme