Organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri- Serbi, Cana: Nuk kam asnjë lloj besimi tek faktori serb NULL NULL 29.09.2024 21:47 29.09.2024 21:47 Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027. Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA. Ky fakt ngjalli reagime anekënd trojeve shqiptare. E sonte kjo u diskutua edhe në emisionin Sports Show. Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana. Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb. “Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana në Klan Kosova.