Organizatat kosovare për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Pafajësia eventuale nuk kompensohet (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 03.04.2023 20:41 nga Qendresa Bellagoshi 03.04.2023 20:41 Më tepër se dy-vjet, ish-krerët e UÇK-së u mbajtën në paraburgim në Hagë, derisa edhe disa vjet tjera pritet të zgjasë gjykimi për ta. Por për zvarritjen e procesit, në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se nuk ka bazë ligjore për të bërë ankesë. Sipas Bekim Blakajt, edhe po të shpallen të pafajshëm të akuzuarit, nuk ka rimbursim për kohën e kaluar në paraburgim. Ndërkaq, në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Specialja ka shkelur të drejtat sidomos kur të akuzuarit janë përballur me raste të rënda në familje, kur iu është dhënë leje në disa raste vetëm për pak orë. Derisa sipas Behxhet Shalës, prokuroria ka fshehur prova shfajësuese, ndërkohë që mbrojtjes nuk i janë aprovuar kërkesa që të dëshmohet nga personalitete botërore.