Organizatat izraelite i kërkojnë Bidenit të ndihmojë në përfundimin e ‘katastrofës’ në Gaza NULL NULL 13.12.2023 14:30 13.12.2023 14:30 Grupet izraelite të të drejtave të njeriut i kanë shkruar një letër presidentit amerikan Joe Biden, ku aty i kanë kërkuar atij që të përdorë ndikimin e tij për të shmangur “krizën ekstreme humanitare” në Rripin e Gazës. “Politika e Izraelit e ka çuar krizën humanitare në Gaza në pikën e katastrofës – jo vetëm si një rezultat i pashmangshëm i luftës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga disa organizata, përfshirë B’Tselem. Aty gjithashtu thuhet se ndërsa presidenti amerikan kishte theksuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje brenda parametrave të ligjit ndërkombëtar, Izraeli ka zgjedhur të “injorojë” këshillat e tij dhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë. “Ju keni fuqinë të ndikoni në qeverinë tonë që të ndryshojë politikën e saj dhe të lejojë ndihmën humanitare në Gaza, në përputhje me detyrimet ligjore të Izraelit dhe nevojat e popullsisë”, u tha në letërën drejtuar shefit të Amerikës. Në këtë kërkesë po ashtu shkruan se lejimi i ndihmës humanitare në enklavë “nuk ishte një gjest i vullnetit të mirë nga ana e Izraelit, por një nga detyrimet e tij”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.