Organizata “Të bashkuar për kafshët” proteston kundër instalacionit me lopë të Sislej Xhafës NULL NULL 24.07.2018 17:39 24.07.2018 17:39 Pjesëtarë të organizatës “Të bashkuar për kafshët” kanë dalë para Galerisë Kombëtare të Kosovës për të reaguar me protestë ndaj veprës “Tetë lopë Kosove” të artistit Sislej Xhafa. Driton Gusia nga kjo organizatë ka thënë se kafshët nuk duhet të përdoren për të bërë art, njofton Klan Kosova. Sipas tij kafshët si pjesë e ekspozitës “Të dua pa e ditur” po vuajnë aty dhe se ambienti para galerisë nuk është i përshtatshëm që ato të vendosen aty, qoftë edhe nëse lëshohen për kullosë.